01.08.2017 · përditësuar para 3288 dite1 min lexim
Policia është duke e hetuar rastin e grafiteve kërcënuese të shkruara në muret e Fakultetit Filologjik, njofton Klan Kosova.
“Policia aktualisht po trajton rastin dhe po punon për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë për klankosova.tv, Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës.
“Policia po bashkëpunon me Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejshme hetimore lidhur me rastin”.
Më herët Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të këtyre grafiteve.
Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani.
http://klankosova.tv/kercenohen-thaci-kurti-ahmeti-e-ternava/
Për këtë rast ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
http://klankosova.tv/bik-kerkon-hetim-per-grafitet-kercenuese-ndaj-kreut-te-saj/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.