Lajmet e fundit

Stormy Daniels asnjëherë nuk është dashur të arrestohej në një klub striptizi në Columbus, ka deklaruar shefi i policisë, Kim Jacobs.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të nis një hetim për të shikuar motivet prapa arrestimit të Daniels.
Stormy u ndalua pasi kishte prekur një polic gjatë performancës se saj në “Sirens”. Megjithatë ligji e ndalon prekjen për valltaret e rregullta, përderisa Daniels ishte mysafire, që do të performonte vetëm dy net.
Akuzat ndaj saj tashmë janë hedhur poshtë, ndërsa Stormy ka anuluar performancën e dytë në “Sirens”.