Lajmet e fundit

Menjëherë pasi janë larguar studentët e Lëvizjes Studim, Kritikë, Veprim është hequr nga Policia panoja që ata e vendosën në hyrje të kishës që gjendet brenda kampusit universitar.
Më herët Policia ka arrestuar disa studentë brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, të cilët po synonin vënien e kësaj panoje afër kishës ortodokse serbe, njofton Klan Kosova.
Paraprakisht lideri i organizatës studentore për Studim, Kritikë dhe Veprim, Flamur Pireva ka mbajtur një fjalim ku ka theksuar se nuk do të lejohet kthimi i hijes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit përmes asaj kishe.