Lajmet e fundit

Në Kosova Direkt të Orës së Fundit, u raportua nga Gjilani, rreth asaj që ndodhi gjatë ditës së enjte në pikën e karburanteve, ku si pasojë e rezistencës së punëtorëve, tre persona mbetën të lënduar, e njëri nga grabitësit u arrestua, njofton Klan Kosova.
Për të kuptuar më shumë detaje foli Remzi Azemi nga Policia rajonale e Gjilanit, i cili tha se të dy grabitësit janë me kombësi serbe, e që njëri nga ta ende është në arrati.
‘’Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një grabitje në progres, me të marr informacionin policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.’’
‘’Gjatë kryerjes së kësaj grabitje, kanë qenë dy persona të involvuar. Është përdorur një armë zjarri gjysmë automatike.’’
‘’Falë disa qytetarëve me të parë ngjarjen, kanë arritur që gjatë përleshjes të largojnë armën.’’
‘’Policia ka arritur të kap një person të dyshuar. Por që tjetri të largohet me motoçikletë.’’
‘’Ky i fundit është kërkuar por që kemi arrit të gjejmë vetëm motoçikletën.’’
‘’Pas këtij procesi, policia ka arritur të bastis dy shtëpi.’’
‘’Pushka e përdorur është konfiskuar dhe një person me kombësi serbe është ndaluar ndërsa edhe personi i dytë është me kombësi serbe poashtu.’’
‘’Personi që është arratisur ka arritur të marr një shumë të caktuar të hollash, përshkak të hetimeve nuk mund të tregojmë shifrën e saj.’’/ Klankosova.tv