Lajmet e fundit

Para pak çastesh ka përfunduar aksioni për hapjen e një valixheje e cila u gjet në Bulevardin "Bill Clinton".
Kjo valixhe u raportua se është e dyshimtë dhe se në të mund të gjenden ndonjë mjet shpërthyes brenda sa.
Por, pasi policia e hapi, brenda saj nuk u gjenden më shumë se rroba dhe gjëra personale.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, dha detaje për aksionin duke thënë se policia ka arritur ta gjejë pronarin e kësaj "valixheje të dyshimtë".
"Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën Bill Klinton. Në valixhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë pronarin e valixhes. Rruga Bill Klinton është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po merren me rastin".
https://klankosova.tv/gjendet-nje-valixhe-e-dyshimte-bllokohet-nje-pjese-e-rruges-bill-clinton-ne-prishtine/
https://klankosova.tv/kjo-eshte-valixhja-e-dyshimte-qe-u-gjet-sot-tek-bill-clinton/
https://klankosova.tv/hapet-valixhja-e-dyshimte-kjo-eshte-cfare-ka-pasur-brenda/