Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një burri në Podujevë.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
“Pas pranimit të një informate, njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë AK/47, katër fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.