Lajmet e fundit

Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ “Kontrollimi i transportit publik-autobusët dhe kombibusët” i cili ka të bëjë me vendosjen e rregullit dhe mbarëvajtjes së komunikacionit në rajon.
Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të policisë së Prizrenit përmes këtij plani synohet vendosja e rregullit në transportin publik të udhëtarëve ku sipas forcave të rendit pas analizimit të situatës në terren janë gjetur shumë parregullsi.
Policia në këtë qytet apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të vëmendshëm gjatë ngasjes me qëllim që t’i minimizojmë aksidentet e trafikut, transmeton Klan Kosova.