Lajmet e fundit

Policia Rajonale e Mitrovicës me qëllim të parandalimit të vjedhjes së veturave ka apeluar tek qytetarët, drejtuesit e veturave, që të kenë kujdes se ku dhe në të cilat zona t’i parkojnë veturat, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës
"Si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit, gjegjësisht dukurisë së vjedhjes së veturave, ku cak i këtyre vjedhjeve janë veturat e shtrenjta të llojit: Audi A5/A6 dhe BMË X5, kryesisht me targa të vendeve tjera, pa përjashtuar edhe ato me targa vendore, këto raste javën e fundit janë evidente edhe në rajonin e Mitrovicës".
"Duke pasur parasysh se fluksi i veturave nëpër rrugë, kryesisht nëpër ato urbane ditëve të fundit është jashtëzakonisht i madh, kapaciteti infrastrukturor nuk përmbush nevojat e mjaftueshme sidomos mundësinë e parkimit të veturave, në këto rrethana drejtuesit e veturave jo rrallëherë ndalojnë dhe parkojnë veturat në vende dhe zona që nuk janë të destinuara për parkim, ku parkimi në rrethana të tilla mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes", thuhet në një kumtesë për medua të policisë, transmeton Klan Kosova.