Lajmet e fundit
Mediumi serb Kurir, për vrasjen e dy turistëve çekë, shkruan se vrasja ka ndodhur në Kosovë dhe është raportuar nga Policia e Kosovës, gjë që sipas forcave të rendit nuk është e vërtetë, sepse policia nuk raporton për raste që ndodhin jashtë territorit të Kosovës.

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa portaleve serbe të cilat, sot gjatë ditë, shkruan se vrasja e turistëve çekë ndodhi në Kosovë e jo në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.
“Lajmi është i fabrikuar në atë mënyrë, saqë mediumi serb ‘Kurir’, për vrasjen e dy turistëve çekë, shkruan se ka raportuar Policia e Kosovës”.
“Po ashtu, pjesa e lajmit e ilustruar me fotografi dhe kinse i raportuar nga Policia e Kosovës nuk qëndron, pasi që Policia e Kosovës nuk raporton për rastet që ndodhin jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, shkruan në komunikatën e policisë dërguar mediave.