Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka treguar planin operativ gjatë ditës së nesërme kur do të mbahet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje për ta kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit.
Sipas tyre protesta e 1 shtatori nuk është lajmëruar ashtu siç parashihet me procedurat dhe Ligjin mbi tubimet publike.
Qëllimi i planit operativ është:
Gjithashtu Policia ka apeluar edhe tek qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e protestës, por janë në afërsi të ambientit ku mund të zhvillohet kjo protestë, të jenë të kujdesshëm për shkaqe sigurie.
Për gazetarët që do të përcjellin këtë protestë, Policia e Kosovës ka rekomanduar që ata të pajisen me shenja apo xhaketa dalluese “PRESS”.