Për 24 orë në Kosovë u realizuan 648 gjoba trafiku.
Ky numër nuk është dhe aq i ulët, por duke e krahasuar me ditët e kaluara, javët e muajt, shihet një dallim goxha i madh, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq, në raportin e policisë janë regjistruar dhe një aksident trafiku me fatalitet, 17 me të lënduar si dhe 19 me dëme materiale.
Po ashtu janë arrestuar 12 persona, e 7 janë dërguar në mbajtje përgjatë 24 orëve të fundit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.