Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për manifestimin e festës religjioze së Vidovdanit.
Ata kanë përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve magjistrale që lidhen me zonat – qytetet ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme dhe krejt kjo me qëllim të: Ridrejtimin e komunikacionit me qëllim, të ofrimit të kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor brenda dhe ndërqytetës.
Policia do të bëjë ridrejtimin e komunikacionit për automjete të vogla ashtu që të gjitha ato automjete të cilat vijnë nga drejtimi Gjilanit do të udhëzohen që të vazhdojnë për ne drejtim te fshatit Llapnasellë, si dhe automjetet të cilat vijnë nga drejtimi i fshatit Llapnasellë, do te udhëzohen për rrugën në drejtim të Gjilanit.
Veç kësaj të gjitha automjete e rënda duke përfshirë këtu autobusët, kamionët dhe maunat të cilët qarkullojnë në rrugën magjistrale Gjilan - Prishtinë ne hyrje te fshatit Mramor do të udhëzohen nga ana e policisë që të shfrytëzojnë rrugën alternative.
Ndërkaq ato që lëvizin në drejtimin Prishtinë – Gjilan do të udhëzohen nga ana e policisë në hyrje të lagjes Veterriku dhe do të kenë dy mundësi të shfrytëzojnë rrugën alternative.