Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 189 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestrua 7 armë zjarri.
Ndërkaq aktivitetet policore ka pasur edhe në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3854 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.