Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal të tërë armësh pas një operacioni policor në fshatin Mramor në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Operacionin policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK.
Në këtë operacion janë konfiskuar 7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e shkurt TT, 33 fishek, 1 kuti për pastrimin e armëve, 1 Llap Top, 1 palë Dylbi, 1 rrip mbajtës për fishek, 1 veturë gjip Chevrolet Suburban, 81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara), 59 monitor të aparateve të lojërave të fatit, 12 aceptorë të aparateve, 36 pjesë të ndryshme të aparateve të lojërave të fatit.
Është arrestuar edhe një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.