Lajmet e fundit

Policia e Kosovës sot në Gjakovë ka konfiskuar rreth 31 kilogramë të substancës narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar në lidhje me rastin 2 të dyshuar shtetas të Shqipëisë.
Nga Policia thonë se këto erdhën pasi kanë pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara. Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.
“Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si në vijim :
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, po ashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.