Lajmet e fundit

Musli Zairit nga Dobrosini i Bujanovcit policia kosovare ia konfiskoi 110 krerë dele në pjesën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ato iu morën me dyshimin se po i kontrabandonte por kur u dërguan në doganë u vërtetua se pronari i tyre nuk kishte për qëllim një gjë të tillë.
Për heqjen e dyshimeve Zairit Dogana e Kosovës i lëshoi edhe dokument.
Por, atij tani i ka dal problem tjetër.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Klan Kosovën se organet e rendit nuk kanë lidhje me këtë çështje. Sipas tij të gjitha procedurat i janë besuar doganave të Kosovës .
Kronikë nga Elhami Dobra.