Zyra për Informim nga Policia e Kosovës rregullisht e dërgon raportin ditor në mënyrë që t’i mbajë mediat dhe qytetarët të informuar rreth ngjarjeve që janë zhvilluar brenda 24 orëve në vend.
Kësaj radhe kjo zyrë e ka befasuar stafin e Klan Kosovës pasi që në vend se ta dërgoj raportin 24 orësh siç bën zakonisht, ajo ka dërguar një dokument të titulluar “Raporti 25-orësh nga Policia e Kosovës”.
Klan Kosova nëpërmjet telefonit ka kontaktuar zyrën përgjegjëse për përpilimin e këtij raporti për t’i pyetur se cila ka qenë arsyeja që për dallim nga ditët tjera ata kanë dhënë raport 25 orësh.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka treguar se ky raport nuk është ndonjë gabim teknik, por ka shtuar se personi përgjegjës që e përpilon raportin është shumë i përpiktë në punën që bën.
Ai ka thënë se për shkak të kthimit të orës që është bërë të dielën nga ora 3 e mëngjesit në orën 2, zyrtari policor e ka llogaritur edhe orën e kthyer, prandaj edhe raporti është 25 orësh.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.