Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni është takuar sot me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga MPB, gjatë takimit Hyseni i ka vlerësuar lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimine të dyja vendeve sidomos në fushën e bashkëpunimit mes policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.
Ai po ashtu vuri në dukje mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.
Ndërsa ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Kosovën.
Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik, transmeton Klan Kosova.