Policia e Kosovës bastis familjet e Grupit të Kumanovës (VIDEO)
Klan Kosova ka kuptuar se policia ka bastisur edhe familjet e Mirsad Ndrecajt dhe Sami Ukshinit, por anëtarët e familjeve tyre kanë mohuar një gjë të tillë.
15.05.2015 · përditësuar para 4095 dite1 min lexim
Familja Daci nga Irzniqi i Deçanit është vizituar nga policia paraditen e së premtes. Gazetari Kosovë Gjoci ka qëndruar me familjen dhe ka sjell më shumë detaje rreth kësaj vizite.
Në shtëpinë e Dacëve aksioni policor i bastisjes është zhvilluar me pretekstin se dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Mirëpo, Asim Daci, i cili në momentin e ardhjes së forcave policore gjendej në shtëpi, shprehet i mllefosur me veprimet e autoriteteve kosovare.
Asim Daci tregon se policia kërkonte të dinte se cila është lidhja e tyre me Beg Rizajn, njëring nga udhëheqësit e Grupit të Kumanovës.
Klan Kosova ka kuptuar se policia ka bastisur edhe familjet e Mirsad Ndrecajt dhe Sami Ukshinit, por anëtarët e familjeve tyre kanë mohuar një gjë të tillë.
Ndonëse të bastisurit kanë deklaruar se e gjithë kjo kishte lidhje me rastin e Kumanovës, policia në një komunikatë për media ka thënë së ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdolloj veprave kriminale, transmeton Klan Kosova.
Komunikata e policisë konfirmon se sot ka pasur bastisje në 38 lokacione, kryesisht në shtëpi banimi në qytetin e Prishtinës, Gjilanit, Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe Prizrenit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.