11.01.2020 · përditësuar para 2394 dite1 min lexim
Sot rreth orës 22:00 është arrestuar njëri nga personat e dyshuar që e ka kërcënuar prokuroren Drita Hajdari.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Baki Kelani.
“Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”.
Kujtojmë se ishte prokurorja Drita Hajdari ajo që ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve në rastin “Pronto”. Mirëpo Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i lirojë të dyshuarit nga akuzat.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/gjykata-e-apelit-pa-ankese-per-rastin-pronto-video/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.