Një person është shpallur në kërkim nga policia.
Kjo pasi që ai dyshohet se ia grabiti një gruas një qafore të arit.
Ngjarja kishte ndodhur më 25 qershor mbi urën lindore të Ibrit, në Mitrovicë.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani bëri të ditur se ankuesja, S.P (1962), ka pësuar lëndime në këmbët e saj, pasi që ishte rrëzuar.
Ai theksoi se deri më tani nuk është arritur që të sigurohet identiteti i të dyshuarit.
"Nga prokuroria kemi siguruar autorizmin që fotoja e personit të dyshuar të shpërndahet për identifikim", tha Elshani për Klankosova.tv
[caption id="attachment_2337169" align="alignnone" width="1080"]Policia e shpall në kërkim këtë person[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.