Lajmet e fundit

Ditëve të fundit ka pasur shumë raste të zjarreve në komunën e Ferizajt.
Për këtë qëllim, është në vazhdë angazhimi policor i cili ka për qëllim parandalimin, respektivisht shtimin e masave të sigurisë si masë preventive nga rreziku- zjarret, Policia e Kosovës të ndërmarrë këtë veprim, me qëllim parandalimi të përhapjes së zjarreve, njofton Klan Kosova.
Prandaj , kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos t’i ndezin barnishtat me rastin e pastrimit të fushave si dhe të kenë parasysh shuarjen e zjarreve para largimit nga vend pikniqet.
Lidhur me këtë problematikë , policia tashmë është duke punuar në këtë drejtim duke i hetuar këto raste të cilat janë të sanksionura edhe me ligj. Ndaj personave, për të cilët dokumentohet ky veprim i paligjshëm do të ndërmirren të gjitha masat e parapara ligjore.
Po ashtu është e domosdoshme ndihma dhe bashkëpunimi, së pari i vet qytetarëvë, institucioneve relevante, pastaj mediave e OJQ-ve të ndryshme, si dhe të përfaqësuesve të fshatrave etj.