Lajmet e fundit

Policia në qytetin amerikan Cincinnati ka thënë se do të hetojë rrethanat rreth vrasjes së gorillës në kopshtin zoologjik, pasi një djalë katër vjeçar kishte hyrë në kafazin e saj, transmeton Klan Kosova.
Prokurori i qarkut të Hamiltonit,Joseph Deters ka thënë se "hetimet e policisë kanë përfunduar dhe se ata do të bisedojnë me zyrën tonë për akuza të mundshme penale".
Zyrtarët në kopshtin zoologjik kanë thënë se nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse të vrasin gorillën për ta shpëtuar fëmijën, dhe ka mbrojtur masat e saj të sigurisë rreth habitatit të gorillës.
Aktivistët për të drejtat e kafshëve e kanë akuzuar kopshtin zoologjik për neglizhencë.