30.11.2015 · përditësuar para 3897 dite1 min lexim
Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre deputetë të Opozitës.
Fillimisht u arrestua deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, e më pas edhe dy deputetët tjerë, Ismajl Kurteshi e Haxhi Shala.
Ismaili u morë nga forcat e rendit për shkak se iu gjetën dy bombola gazi kurse dy deputetët, Shala e Kurteshi, pasi hodhën gaz lotsjellës në Kuvend.
Në raportin e policisë së Kosovës për arrestimin e deputetëve përpos që tregohen arsyet e arrestimit aty theksohet edhe bashkëpunimi i madh që deputetët treguan gjatë arrestimit.
Ky bashkëpunim duket se u ka lënë shumë përshtypje forcave të rendit, andaj edhe e kanë theksuar shumë atë në raportin e tyre - me fjalë nga më të zgjedhurat.
“Vlen të potencohet se të njëjtit kanë BASHKËPUNUR dhe KOOPERUAR me zyrtarët policorë”, thuhet, ndër tjera në raport, njofton Klan Kosova.
Policia ndoshta u befasua nga BASHKËPUNIMI i madh i deputetëve the e theksoi se ata ishin shumë KOOPERUES, ani pse të dy fjalët thonë të njëjtën gjë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.