Lajmet e fundit

Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në Prishtinë dhe vendet e tjera.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
"Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut".
Aksionin e ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
"Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë".
Momentalisht është duke u bastisur shtëpia në Prishtinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.