Lajmet e fundit

Policia e Kosovës njofton se duke marrë paarasysh faktin se kryeqendra ka filluar të gravitohet nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe automjeteve, ata kanë filluar me bllokime të pjesshme dhe ri drejtime të trafikut në disa segmente rrugore të qytetit.
"Në këtë kontekst rreth orës 13:30 në rrugën “ Kosta Novakoviq “ në Prishtinë, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti të tipit BMË, ngjyrë e zezë me targë Kosove, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar, një bidon me benzinë, si dhe një shkop bejsbolli." thuhet në njoftimin e policisë.
Këta të fundit theksojnë se kanë ngritur dyshime se të njëjtat mjete mund t’ jenë destinuar për përdorim në ndonjë aktivitet të dhunshëm.
Sipas forcave të rendit, në momentin e ndalimit të veturës pesë persona ishin prezent në të, të cilët menjëherë janë shoqëruar në stacionin policor.
Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar dhe ndriçuar të gjitha rrethanat qe e karakterizojnë këtë rast, transmeton Klan Kosova.