07.10.2016 · përditësuar para 3586 dite1 min lexim
Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Naser Shatrin, njofton Lëvizja Vetëvendosje, përcjellë Klan Kosova.
“Aktivisti Shatri, ish-ushtar i UÇK-së, është arrestuar në lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja Vetëvendosje paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
“Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren”.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu siç u dëshmua se misioni i EULEX-it është i padrejtë e i korruptuar, po aq e qartë është nevoja për largimin e klanit Pronto nga pushteti, këtij organizimi kriminal që po e shkatërron vendin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.