Lajmet e fundit

Policia e Suharekës ka arrestuar dje dy persona pasi të njëjtit më 13 korrik të këtij viti, në Qafë të Duhlës patën rrahur me shkopinj druri dy viktima persona pas një zënke që kishin pasur në mes vete, të cilëve u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.
Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit për 48 orë, transmeton Klan Kosova.