Lajmet e fundit

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se në polici janë shoqëruar për intervistim deputëtët e Kuvendit të Kosovës, Palë Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kada Bujupi dhe Shqipe Pantina, të cilët sipas tyre dyshohen për kryerje të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (gazit lotsjellës), ndërsa Fisnik Ismajli për shkak të “pengimit të personave në kryerje të detyrës zyrtare”.
Po ashtu policia bën të ditur se për intervistim janë shoqëruar edhe deputetët Enver Hoti, Teua Haxhia dhe Rexhep Selimi. Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu sipas kësaj komunikate është në spital duke u trajtuar nga gazi lotjellës, e cila po ashtu dyshohet për Sipas organeve të rendit edhe një zyrtar policor ka marrë lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrës, dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.