Lajmet e fundit

Policia në US Capitol ka njoftuar përmes një mesazhi se ka kaluar kërcënimi ndaj sigurisë.
Aty thuhet se të gjitha ndërtesat janë pastruar nga protestuesit e dhunshëm, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
“Që të gjitha ndërtesat në Kompleksin e Capitol: Policia ka pastruar kërcënimin e sigurisë së jashtë dhe tashmë siguria është vendosur përbrenda kompleksit”, thuhet në njoftim.
“Policia do të vazhdojë të ruajë në një perimetër të sigurisë”.
Si pasojë e trazirave të mbrëmshme në Washington të SHBA, katër persona kanë vdekur.