Lajmet e fundit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se afro 2000 persona kanë marrë pjesë në manifestimin e sotëm të organizuar në Pejë nga tre partitë politike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardmhërinë e Kosovës si dhe Nisma për Kosovën.
Poashtu policia ka njoftuar se këto tri subjekte politike e kanë paralajmëruar më parë PK-ën me kërkesë se do të organizojnë manifestim protestues me moton “ Peja manifeston për Republikën “, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë:
" Subjekti politik ‘AAK’, dega në Pejë së bashku me partit tjera opozitare ‘ VETVENDOSJE ’ dhe ‘ NISMA ‘ më parë kanë paralajmëruar PK-ën me kerkesë se do të organizojnë manifestim protestues me moton “ Peja manifeston për Republikën “, e më qëllim për t’i kundershtuar dy marrveshjet për formimin e bashkësisve të komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi".
Kjo protestë është mbajtur në Pejë me date 16.12.2015 duke filluar në ora 12:00 në sheshin‘ Shkelzen Haradainaj ‘ në qendër të qytetit.
Policia e Kosovës ,para ,gjatë mbajtjes së tubimit / protestës ,vëmendje të shtuar i ka kushtuar ofrimit të sigurisë, pra , gjatë dhe deri në shpërndarje të masës sipas një plani operativ të koduar‘ Protesta 16.12.2015’.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të nevojshme operative për të sigururar që protesta të kalojë pa ndonjë incident dhe qytetarët (pjesëmarrësit) të shprehin në mënyrë demokratike në suaza ligjore protestën e tyre me moton “ Peja manifeston për Republikën”.
Manifestimi protestues ka filluar në ora 12:00 dhe ka përfunduar në ora 12:50 , gjatë tërë kohës nuk është raportuar asnjë incident i cili kishte me ndikuar në rrjedhen e protestës , në rend dhe siguri.
Sipas vlerësimeve pjesmarrja e qytetarëve në ketë protestë ishte rreth 2000 pjesmarës.