Lajmet e fundit

Zëvendëssherifi në Jacksonville të Floridas, është përjashtuar nga puna pasi që ka goditur një grua të prangosur, transmeton Klan Kosova.
"Nuk ka qenë e nevojshme që ta rrahësh gruan, është dashur që të gjeje një mënyrë tjetër që ta zgjidhni problemin", ka thënë një zyrtar i policisë në Jacksonville.
Policia ka thënë se incidenti ka ndodhur pasi zëvendëssherifi Borisade ka arrestuar gruan pasi ka hyrë në një lokal pa leje dhe më pas i ka rezistuar arrestimit.
Në videon e mëposhtme shihet 26 vjeçari, Akinyemi Borisade duke goditur gruan.