Lajmet e fundit

Në këtë foto është efektivi i RENEA -së që mbeti i vrarë gjatë natës në Lazarat. Ibrahim Basha, 31 vjeç është banor i Tiranës.
Mësohet se ai kishte pak kohë që i ishte bashkuar forcës elitë të Policisë së Shtetit. Më parë ai ka qenë pjesë e Repartit Komando të Forcave të Armatosura.
Dyshohet se polici Ibrahim Basha, me origjinë nga Tirana, është qëlluar në momentin që ai ka qenë brenda automjetit të policisë./Lapsi.al
