Lajmet e fundit

Rreth orës 5:30 minuta të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka përfunduar i plagosur në lagjen "Veterniku" të Prishtinës pasi shkoi në këtë lagje pas një telefonate që mori policia me arsyetim për grabitje në një bankomat.
Klan Kosova mëson se në drejtim të policisë, grabitësit shkrepën 20 plumba me armë të tipit kallashnikov.
Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit përveç plagosjes së zyrtarit policor janë shkaktuar edhe dëme materiale në një veturë të policisë si dhe në një kamion dhe në një automjet tjetër transportues.
Për sulmin me armë ndaj policëve ,organet e rendit kanë njoftuar se janë disa të dyshuar :
''Veprimet policore të hetimit si dhe ato të gjurmimit në vendin e ngjarjes kanë nxjerrë në pah dyshimet për katër të dyshuar të përfshirë në rast si dhe të armatosur me armë të gjata të cilët me breshëri kanë shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin e policisë''.
Të dyshuarit me qëllim të hapjes së bankomatit dhe grabitjes së parave, dyshohet të kenë përdorur materie shpërthyese, por përkundër kësaj si rezultat i reagimit policor nuk kanë arritur t’i grabisin ato.