Lajmet e fundit

Burrat e familjes Hana nga Vushtrria u mblodhën për ta diskutuar një hall familjar.
Abdurraman Hana, 54 vjeçar, mbeti i plagosur pas një konflikti të rastit me një bashkëfshatar të tij, transmeton Klan Kosova.
I plagosuri menjëherë u dërgua në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, dhe sipas mjekëve jeta e tij është jashtë rrezikut.
Personi që shtiu ishte polic i Kosovës, por në momentin e incidentit gjendej jashtë detyrës zyrtare.
Kronikë nga Florent Zeqaj.