Lajmet e fundit

Ja video ku shihet polici maqedonas duke i'u bashkuar protestuesve.
Një zyrtar policor ka hapur rrethojën përpara Qeverisë së Maqedonisë për demonstruesit që ata të kenë mundësi të futen në oborrin e godinës Qeveritare dhe njehrëazi ka lëshuar vendin e punës.
Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe kanë përqafuar policin, deri sa po zgjat protesta e shkaktuar nga incizimet e publikuara sot nga opozita.
Protestuesit për momentin po gjenden përpara dyerve të Qeverisë, dhe shumë njerëz po kalojnë në pjesën e oborrit të Qeverisë, të cilën po e mbron një kordon nga njësiti i forcave speciale.
Sipas informacioneve incidenti ndodhi kur 4-5 policë u vërsulën mbi vëllanë e Martin Neshkovskit I quajtur Aleksandar, i cili dëshiroi të futet brenda dhe të bisedojë me dikë nga Qeveria por që u pengua.