Lajmet e fundit

Kanye West sapo mori një ofertë të re pune... nga departamenti i policisë së Filadelfias.
Policët e këtij vendi kanë bërë shaka me reperin në rrjete sociale, duke thënë se janë të shqetësuar për problemet financiare nëpër të cilat po kalon ai, duke shkruar në Twitter: "Kanye West, kemi hapur konkurs pune. Paga fillestare 47,920 dollarë; mund të lirohesh nga borxhi deri në vitin 3122!".
Kjo mund të jetë një ofertë që ai mund ta refuzojë, por mendojeni vetëm një herë - Yeezy në atë uniformë!