Lajmet e fundit

Në kampin "Vrella" që është në kuadër të Policisë së Kosovës pjesëtarët e këtij njësiti sot kanë dhuruar gjak, njofton Klan Kosova.
Fushatës së dhurimit të gjakut në këtë kamp iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale.
Sipas tyre dhurimi i gjakut është një "akt simbolik" dhe është më e pakta që ata mund të bëjnë për të shpëtuar jetë.
Hysen Sadriu, drejtor në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut tha se e mirëpresin këtë gatishmëri të policisë për të dhuruar gjak, kjo për faktin se ballafaqohet me mungesë të gjakut në institucionin që ai e e udhëheq.
Ndërkaq sipas Lindita Kajtazit, drejtoreshë në drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në PK, dhurimi i gjakut nga ana e pjesëtarëve të Njësisë Speciale është shumë domethënës dhe ka rëndësi jetike.
Sipas saj policia mund të ndikojë edhe në senzibilizimn e qytetarëve që të dhurojnë sa më shumë gjak në mënyrë që të shpëtojnë jetë.
Fushata e dhurimit të gjakut do të vazhdojë edhe për disa ditë.