Lajmet e fundit
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani ka thënë se kanë arritur të gjejnë 4 raste ku mund të ketë element të veprës penale që zyrtarët policorë të kenë shkaktuar në protestat e janarit.

Ai këto komente i bëri pas ceremonisë së shënimit të 9 vjetorit të themelimit të institucionit me të cilin udhëheq pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me akuzat e Vetëvendosjes drejtuar këtij organi se nuk po i bën hetimet e duhura rreth dhunës që ka ushtruar policia në protestat e janarit, transmeton Klan Kosova.
Shishani bëri me dije se janë në përfundim të hetimeve lidhur me këtë rast dhe se shpejti do të bëhet publik raporti për këtë rast.