Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar në llogarinë e saj në Facebook, se policia e Kosovës është vënë në kërkim të Sekretarit Organizativ të kësaj Lëvizje, Dardan Molliqajt të cilin e kanë kontaktuar dhe i kanë kërkuar që të paraqitet në stacionin policor.
Subjekti më i madh opozitar e ka cilësuar këtë ftesë si persekutim dhe dhunë të kryeministrit Isa Mustafa ndaj opozitës dhe veprimet e tilla qojnë në tensione të reja.
“Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës. Këto raste flasin qartë për totalitarizmin që po ndërtohet në Kosovë. Në njërën anë Qeveria, pa e pyetur askënd, merr vendime për t'i dhënë kontroll Serbisë në gati 1/3 e territorit, kurse në anën tjetër ushtron dhunë ndaj kundërshtarëve politikë që për qëllim kanë mbrojtjen e Republikës”
“Këto përndjekje po e dërgojnë vendin drejt tensioneve të reja edhe më të mëdha. Opozita nuk do të heq dorë nga kauza e saj në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe territorit, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe barazisë, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.