Lajmet e fundit

Ylli Hoxha, shefi i shtabit zgjedhor të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas konfirimit të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje dhe rizgjedhjes së Ahmetit në Prishtinë, ka shpërndarë një foto jo të zakonshme në llogarinë e tij në Facebook.
Hoxha është ulur në trotuar dhe në mes të këmbëve ka pozicionuar një kunj që shërben si mbrojtës e me duar ka formuar zemrën, njofton Klan Kosova.
Në përshkrimin e fotos ka shkruar; “Beratit me zemër”.
Porosia e Hoxhës përmes kësaj fotografie ka qenë për Berat Buzhalën, gazetarin dhe analistin politik, i cili hapur ka qenë për fitoren e Arban Abrashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – kundërkandidatit të Ahmetit në Prishtinë.
Vet Buzhala më pas e ka shpërndarë fotografinë e Hoxhës duke bërë edhe disa komente për anëtarin e Vetëvendosjes.
“S’ka problem Yll, unë ksajde jam, ama fol me të shpisë tande, ndoshta del dikush qe i bjen kunxhi ma taman se sa mu, e ndoshta kanë edhe nevojë ma shumë se unë. Nëse ju tepron diçka jashtë, p’e din kujna, thirrem se po e mbuloj unë pjesën tjetër”, ka shkruar Buzhala.
Fotografinë e Hoxhës të ulur në tokë e me kunj mes këmbësh e kanë komentuar shumë veta në rrjetet sociale, mes tyre edhe analistë si Petrit Zogaj.
“Kjo fotografi tregon për një degjenerim politik të pashoq”, shkruan Zogaj në Facebook.
“Kjo foto dhe fushata e një partie politike (që është më e madhja në vend) kundër një individi, në këtë rast Berat Buzhalës, tregon për totalitetin e mendimit brenda këtij subjekti dhe gatishmërinë e saj për të sulmuar me çdo mjet kundërshtarët e tyre. Kjo është për keqardhje dhe e frikshme njëkohësisht”.
Ndërsa asamblisti i ri i LDK-së në Prishtinë, Sokol Havolli ka shkruar në Facebook; “E kur doni me i hyp kungjit prej anës të epërme?”.
Vet Buzhala edhe në të kaluarën ka shkëmbyer polemika me anëtarë të Vetëvendosjes, sidomos me deputetin Fisnik Ismailin.
Polemika që shpesh janë konsideruar si gjuhë e tepruar dhe jo adekuate.
Gjithashtu, gjatë kësaj fushate Buzhala kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është referuar si “bullec”, duke aluduar në kilogramët e tepërt të Ahmetit./klankosova.tv