Ministri polonez i drejtësisë, ka thënë se do të apelojë kundër vendimit që regjisori i famshëm i filmit, Roman Polanski, të mos ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kërkohet për përdhunim.
Zbigniew Ziobro, që është edhe prokurori i përgjithshëm i Polonisë, ka thënë se do ta bëjë këtë apel në Gjykatën Supreme të shtetit.
Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatës polak, e kishte cilësuar si të papranueshëm ekstradimin e Polanskit në Amerikë.
Regjisori polak, i cili jeton në Francë, ishte larguar nga Amerika në vitin 1978, pasi e kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare.
Viktima e tij ishte një vajzë e quajtur Samantha Geimar, e cila në nj intervistë në programin HARDTalk të BBC-së në vitin 2013, kishte thënë se pasojat e përdhunimit ishin të tmerrshme.
Polanski ka nënshtetësi edhe franceze edhe polake. Franca nuk i ekstradon shtetasit e saj, mirëpo Polanski shpesh e viziton Poloninë nga ku edhe mund të ekstradohet.
Në vitin 2010, autoritetet franceze e kishin kapur polanskin mirëpo nuk e kishin ekstraduar. Ai kishte qëndruar në arrest shtëpiak për nëntë muaj.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.