Lajmet e fundit

Kompania Realloys nga Polonia, ka shprehur interesim për hulumtime gjeologjike në Kosovë, ka njoftuar Bashkim Bekolli, zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Klan Kosova.
Menaxhmenti i kësaj kompanie zhvilloi sot një takim me Ferat Shalën, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, ku u tha se kompania polake, nëse merr fonde nga programi i Bashkimit Europian “Horizonti 2020”, do të kryejnë në Kosovë “disa hulumtime gjeologjike, zonat ku ka burime minerale dhe në zonat me mbetje industriale”.
“Zëvendësministri shprehi gatishmërinë për t’i përkrahur dhe ndihmuar”, thuhet në komunikatën e ministrisë.