Lajmet e fundit

17 vite pas masakrës së Poklekut familjarët kanë dhimbje sikur ditën kur u vranë e u masakruan të afërmit e tyre.
Në këtë fshat të Drenasit në prillin e vitit 1999 forcat serbe vranë 54 anëtarë të familjes Elshani dhe Muqolli, njofton Klan Kosova.
E dikush që i mbijetoi masakrës, edhe pse i kishte vetëm 9 vjet, akoma mban mend ditën e tmerrit.
Për të nderuar viktimat në 17 vjetorin e vdekjes nderime bënë edhe nxënësit e shkollave të fshatrave për rreth.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi.