Lajmet e fundit

Reshjet e dendura të shiut të një nate më parë kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Pogradecit, duke përmbytur disa rrugë.
Situata më problematike paraqitet në pedonalen e qytetit, e cila siç raportohet nga banor të zonës është kthyer në një lumë të vërtetë. Shirat e shumta kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dheu në disa akse rrugore, shkruan gazeta Shekulli.