Dy persona janë mbytur në Bradomirë të Pogradecit.
Ata kishin shkuar për të peshkuar kur ka ndodhur tragjedia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas.
Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.
Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.