Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në fshatin Zdërvaskë të Pogradecit.
Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Goditja i ka shkaktuar plagë të shumta personit, i cili është transportuar për në spitalin e Pogradecit. I plagosuri është vendosur nën kujdesin e mjekëve, por vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.