Paul Pogba do të takohet me vëllanë e tij Florentin Pogban, në Europa Ligë, pasi që shorti e ka vendosur Manchester United kundër Saint-Etienne, njofton Klan Kosova.
Derisa Pogba është një futbollist i njohur që luan për përfaqësuesen e Francës, Florentin luan për shtetin afrikan Guinea ku edhe ka lindur në vitin 1990, por që nga atje u largua për në Francë kur ishte vetëm tetë muajsh.
Të dy Pogbat kanë qenë të rregullt për ekipet e tyre në fazën e grupeve në Europa Ligë këtë sezon.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.