Lajmet e fundit

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka mohuar se marrëdhëniet e tij me trajnerin Jose Mourinho janë të prishura.
Francezi ka mohuar se nuk është i kënaqur me rolin e tij te Djajtë e Kuq, për çka është raportuar muajt e fundit, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
“Nuk kam problem me të dhe as nuk mendoj që ai ka problem me mua”, ka thënë Pogba.
“Ai më ka futur si kapiten dhe më ka dhënë përgjegjësi në një klub të madh si United. Jam lojtar dhe dëshira ime është që të jap më të mirën”.
“Ai është trajneri, ai merr vendime dhe unë jam lojtar, i pranoj ato. Përgjigjen duhet ta jap në fushë”.
Pogba ka nënshkruar me Manchester United për 89 milionë funta, kur ai kthye nga Juventus.