Lajmet e fundit

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka qenë i kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane afatin e fundit kalimtar.
Chelsea thuhet se ka ofruar 85 milionë euro për të në drejtim të Juventusit dhe një pagë vjetore për francezin në vlerë prej 12 milionë funta, që thuhet se është refuzuar nga vet lojtari.
22 vjeçari raportohet se ka pranuar edhe një bisedë telefonike me menaxherin e Chelseas, Jose Mohurinho, por as ajo nuk e ka bindur atë që të largohet nga Zonja e Vjetër.
Tash Pogba do të jetë lideri i ri i Juves pas largimit të Vidal, Tevez dhe Pirlo kësaj vere, transmeton Klan Kosova.